Hyrja
Te nderuar qytetarë te Komunes se Shëngjinit
Falenderimi dhe mirënjohja ime për ju, sic e keni parë, ka qënë baza e fillimit të çdo dialogu dhe bashkëpunimi mes nesh, duke qënë i bindur se investimi i besimit tuaj tek unë ka qënë dhe do të jetë garanci e zhvillimit të qytetit dhe fshatrave te Komunes tone dhe rritjes së mirëqënies së familjeve tuaja.
Jam shumë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për peshën e përgjëgjesisë së këtij funksioni, në rolin e administratorit të pushtetit të qytetarëve, si përfaqësues i tyre në vendimmarrje, por mbi të gjitha si garantues ligjor i të drejtave tuaja, mbrojtës i vendosur i interesave të ligjshme.
Jam krenar të deklaroj solemnisht se si shërbëtor i qytetarëve të mi, do të punoj pa u lodhur për rritjen e mirëqënies së tyre, duke bërë të mundur që çdo qindarkë e taksapaguesve të përdoret dhe investohet me efikasitet dhe transparencë maksimale, duke i shërbyer interesave të përbashkëta të komunitetit si dhe kërkesave të ligjshme qytetare.
Ne kemi marrur kete mandat te pare dhe do ta qeverisim sëbashku me qytetarët duke bërë pjesë të vendimmarrjeve të mëdha gjithë komunitetin nëpërmjet debateve, diskutimeve, forumeve, anketave, komisioneve, etj të cilat përveçse i bëjnë transparente vendimet, bëjnë që vetë qytetarët e Shengjinit dhe te gjithe fshataret e Komunes të ndërgjegjësohen dhe të bëhen të përgjegjshëm për realizimin e tyre.
Platformat elektorale me të gjitha premtimet e bëra në fushata, janë shndërruar tashmë në një program pune për mua dhe stafin tim. Ky program, i mbarsur me ato prioritete dhe objektiva, me ato ide dhe projekte, të cilat formëzuan dhe kaliten besimin qytetare e fshatar garantuan fitoren, duke e pasuruar më tej me nevojat dhe kërkesat e banorëve të këtij qyteti, do të jetë bibël apo kurani orientues për të cilën do të lutemi dhe falemi çdo mëngjes dhe informojmë qytetarët çdo darkë.
Ky është principi im qeverisës, kjo është forma më e dobishme për një qeverisje të mirë, pasi Jetojmë Bashkë dhe Vendosim Bashkë.
Vetëm kështu do ta bëjmë këtë qytet dhe cdo fshat te komunes tone më të sigurtë për investitorët dhe më të banueshëm për cdo indivit qe i perket Komunes Shengjin.
Kryetari
Salvador KACAJ.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
